Real Madrid fitoi 0-2 në transfertën ndaj Valencias, një fitore e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Ndeshja në “Estadio de Mestalla” u zhbllokua në minutën e 28-të.
Goli i parë me Valverde
Kylian Mbappe u pengua në zonë dhe arbitri dha goditje dënimi. Sulmuesi francez e ekzekutoi vetë, por goditja e tij u përplas në mur. Aty u shfaq Federico Valverde, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga kufiri i zonës së rreptësisë.
Goli i dytë me Güler
Në minutën e 36-të, “Los Blancos” zhvilluan një sulm të shpejtë në zonën kundërshtare dhe gjetën golin e dytë me Arda Güler. Turku shënoi me një goditje të lehtë brenda zonës, pas pasimit të Jude Bellingham, edhe pse topi u devijua pak nga një mbrojtës kundërshtar.
Burimi: telesport.al










