Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Një pije me sheqer në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një pije me sheqer në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Foto: reporteri.al

Vetëm një pije e sheqerosur në ditë mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës, sipas një hulumtimi të fundit.

Një studim i Harvardit ka zbuluar se konsumimi i një deri në dy kanaçe pijesh të gazuara ose pijesh energjike rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 31 për qind.

Sipas studimit, një zakon i tillë rrit gjithashtu rrezikun e vdekjes së parakohshme nga shkaqe të ndryshme, përfshirë kancerin, me më shumë se një të pestën.

Shkencëtarët theksuan se zëvendësimi i një pije me sheqer me një pije dietike ul rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha