Rezultatet ndoshta ishin të gënjeshtërta.
Partizani në Laç
Partizani kishte dhënë më shumë në fushë, në ndeshjet e fundit të Superligës, sesa kishte marrë, dhe trajneri Karoglan dukej i dëshpëruar.
Gjithsesi, fatin nuk mund ta kesh gjithmonë kundër, sidomos kur përpiqesh ta ndryshosh, dhe për të kuqtë erdhi një sukses i rëndësishëm, që ishte i dyti radhazi.
Pas suksesit në Durrës ndaj Teutës, erdhi tripikëshi i dytë edhe ky jashtë fushe, në stadiumin e Laçit.
Kurbinasit u mundën nga një gol i vetëm, i shënuar herët që në minutën e 19-të nga Spahiu me penallti që u duk se ishte e drejtë.
Lojë e vështirë deri në fund
Natyrisht, nuk mund të thuhet se ishte një shëtitje.
Kryeqytetasit patën shumë vështirësi, pasi Laçi është skuadër e fortë, sidomos në fushën e saj, dhe për këtë arsye rriti presionin pas pushimit.
Majti, Traore, Nerguti dhe sërish Traore patën mundësi të paktën për të barazuar, por herë i ndaloi portieri Qirko, herë mbrojtja, dhe herë gabuan vetë.
Partizani u mbajt deri në fund, ndërsa kurbinasit rrezikuan edhe në sekondat e fundit.
Karoglan dhe pozicioni në tabelë
I dyti trajner kroat i Superligës shqiptare, Karoglan pati një fundjavë të lumtur, ashtu si Klafuriç i Tiranës, dhe të kuqtë arritën fitoren e parë në Kurbin pas 3 vitesh.
Pozicioni në tabelë është ende i vështirë dhe i rrezikshëm, me vetëm 10 pikë, por duke pasur 6 në dy ndeshjet e fundit, dhe duke e ndjerë që ekipi është në rritje, optimizmi nuk mungon aspak.
Burimi: abcnews.al










