Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

Inteligjenca Artificiale do të numërojë fletët e votimit në Tiranë në 2027

Inteligjenca Artificiale do të numërojë fletët e votimit në Tiranë në 2027
Foto: top-channel.tv

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin Tech Talk nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shala, ku foli për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në numërimin e votave

Celibashi deklaroi se KQZ synon të zbatojë sërish inteligjencën artificiale për numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit.

Ai shtoi gjithashtu se edhe nëse kjo nismë realizohet në Tiranë, ajo nuk do të mund të shtrihet në të gjithë kryeqytetin, por vetëm në disa KZAZ.

Pjesë nga biseda:

Ilirjan Celibashi: Për informacionin tuaj, po synojmë ta aplikojmë përsëri përdorimin e inteligjencës artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit si projekt pilot dhe në asnjë mënyrë kjo nuk do të zëvendësojë atë që parashikon ligji për procedurat e nxjerrjes së rezultatit.

Kristi Gongo: Në çfarë bashkie?

Ilirjan Celibashi: Këtë nuk e kemi vendosur akoma. Arsyeja kryesore është se jemi duke vlerësuar kostot.

Kristi Gongo: Do të ishte e mundshme në Tiranë?

Ilirjan Celibashi: Po, edhe nëse e bëjmë në Tiranë, nuk do ta bëjmë dot në të gjithë qytetin, por do të zgjedhim një KZAZ ose…

Kristi Gongo: Tepelenën e përjashtoni?

Ilirjan Celibashi: Mund edhe të jetë Tepelena, por Tepelena u zgjodh pa ndonjë domethënie.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha