Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, deklaroi se armëpushimi lokal mes Ukrainës dhe Rusisë është shtrirë përtej qytetit të Oleshky-s, me qëllim që të mundësohet kalimi i sigurt i ndihmës humanitare.
“Planifikimi u përshpejtua dy ditë përpara afatit, për të mbrojtur sigurinë e civilëve dhe për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës kritike humanitare”, shkroi Trump në një postim në platformën X.
Shtrirja e zonës së armëpushimit
“Zona gjeografike e armëpushimit u zgjerua përtej Oleshky-s, në rajonin e Khersonit, për të garantuar kalimin e sigurt të kamionëve humanitare”, shtoi ajo.
Afati i armëpushimit sipas Moskës
Ndërkohë, nga Moska, komisionerja e të drejtave të njeriut, Yana Landratova, njoftoi se armëpushimi në qytetin e pushtuar të Oleskit do të mbetet në fuqi deri në orën 22:59 sipas orës së Moskës, më 1 nëntor.
THE CEASEFIRE HAS COMMENCED
The ceasefire between Ukraine and Russia took effect at 4:00am Moscow time on October 27, 2026.
Timing was accelerated two days ahead of schedule to protect the safety of civilians and to facilitate the delivery of critical humanitarian aid. The…— First Lady Melania Trump (@FLOTUS) October 27, 2026
Burimi: euronews.al










