Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

VLEN bojkoton ceremoninë e 25-vjetorit të UÇK-së; Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën

VLEN bojkoton ceremoninë e 25-vjetorit të UÇK-së; Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën
Foto: gazetaexpress.com

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë ka shënuar sot 25-vjetorin e themelimit, ndërsa në këtë ceremoni ka rënë në sy mungesa e krerëve dhe funksionarëve qeveritar të VLEN-it, shkruan portali Zyrtare.

Burime brenda VLEN-it bëjnë të ditur se kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë qenë të ftuar në ceremoninë e jubileut, ku ishte paraparë edhe shpallja e Abdylmenaf Bexhetit për doktor honoris causa, por që të dy kanë refuzuar të marrin pjesë.

Bojkotimi i ceremonisë

Sipas këtyre burimeve, VLEN ka bojkotuar ceremoninë për shkak të afërsisë së menaxhmentit të universitetit me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), veçanërisht të rektorit të deridjeshëm, Abdylmenaf Bexhetit, i cili në vazhdimësi është parë si i afërt me këtë parti.

Jo më larg se para disa ditësh, Bexheti është fotografuar në një aktivitet në afërsi të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Polemikat rreth universitetit

UEJL, ndërkohë, nuk ka qenë rrallë në fokus të mediave dhe opinionit publik. Edhe zgjedhja e rektorit të ri, Sadudin Ibraimi, ishte përcjellë me diskutime dhe pikëpyetje në opinion, lidhur me dyshimet për konflikt interesi dhe përmbushjen e kritereve të konkursit.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha