Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Jennifer Lopez shfaqet me fustan të zi në premierë me balerinin italian

Jennifer Lopez shfaqet me fustan të zi në premierë me balerinin italian
Foto: indeksonline.net

Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në festën pas premierës së filmit koncertor “The JLo Show: Live in Las Vegas”, ku u shfaq krah balerinëve të saj.

57-vjeçarja kishte zgjedhur fillimisht një veshje për tapetin e kuq, por për festën pasuese ndërroi pamje, duke veshur një fustan të zi me dantella dhe dekolte të theksuar.

Momente me balerinët në festë

Gjatë mbrëmjes, këngëtarja u pa duke kërcyer dhe pozuar me balerinin italian Giuseppe Giofre, me të cilin ka një bashkëpunim të gjatë profesional.

Jennifer Lopez shfaqet me fustan të zi në premierë me balerinin italian

Ai është pjesë e trupës së saj të kërcimit që nga turneu “It’s My Party” në vitin 2019 dhe e ka shoqëruar edhe në rezidencën e saj në Las Vegas.

Shakaja për jetën sentimentale

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Lopez kishte folur me humor për jetën e saj sentimentale dhe katër martesat e përfunduara me divorc.

Gjatë një bisede në emisionin e Drew Barrymore, kjo e fundit bëri shaka duke i thënë se historia e Jenniferit i jepte leje të divorcohej edhe një herë, pasi vetë ka kaluar tri divorce.

Jennifer tregoi se gjatë një takimi me publikun kishte ngritur katër gishta për të përfaqësuar martesat e saj, ndërsa dikush nga salla i ishte përgjigjur me humor se kishte ende gjashtë gishta të tjerë.

“Ja puna, nuk ka rregulla në këtë jetë, të gjithë bëjmë më të mirën që mundemi”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se përpiqet çdo ditë të jetë versioni më i mirë i vetes, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha