Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Protestat studentore, studentja denoncon mungesën e laboratorëve, korrupsionin dhe tarifat e larta

Protestat studentore, studentja denoncon mungesën e laboratorëve, korrupsionin dhe tarifat e larta

E ftuar në një emision, studentja Brixhet Bali ngriti shqetësimin lidhur me mungesën e zhvillimit të laboratorëve dhe praktikës në degën e Inxhinierisë Elektronike, si dhe për atë që ajo e quajti korrupsion i përhapur në mesin e pedagogëve.

Siç u shpreh ajo, studentët përballen me mungesë mundësish për të zhvilluar aftësitë praktike, ndërsa një problem tjetër vazhdon të mbetet niveli i lartë i tarifave të studimit, të cilat, sipas saj, janë të vështira për t’u përballuar nga një pjesë e konsiderueshme e studentëve.

Kur moderatorja e pyeti përse studentët nuk e denoncojnë korrupsionin, Bali u shpreh se një ndër arsyet mund të jetë frika se ankesat e tyre nuk do të merren parasysh.

“Ndoshta nuk do të na merret për bazë, ose shumica kanë frikë”, u shpreh studentja.

Ajo theksoi se tarifat përbëjnë gjithashtu një shqetësim për shumë studentë, edhe pse për të personalisht mund të jenë të përballueshme.

“Mbase jo për mua që mund të jenë të përballueshme, por për shumicën e studentëve dhe shokëve të mi”, deklaroi Bali.

Studentja vuri në dukje se përmirësimi i kushteve të studimit, forcimi i praktikës profesionale dhe trajtimi i shqetësimeve të studentëve janë çështje që kërkojnë vëmendje.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha