Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Arrestohet i dyshuari që mashtronte si punonjës i AKI, premtonte punësime kundrejt parave

Arrestohet i dyshuari që mashtronte si punonjës i AKI, premtonte punësime kundrejt parave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, i cili sipas hetimeve është paraqitur në mënyrë të rreme si punonjës i AKI-së.

Në njoftimin e saj, Policia shton se i arrestuari është D.N, dhe se ai dyshohet se nga fillimi i vitit 2025 e deri në momentin e raportimit të rastit është prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim të punësimit në këtë institucion.

Policia thekson gjithashtu se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim, dyshohet se u prezantua rrejshëm si punonjës i AKI-së

Prishtinë, 21 tetor 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit të raportuar në tetor të këtij viti.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore dhe sigurimit të provave e dëshmive, sot është arrestuar personi D.N, i cili dyshohet se nga fillimi i vitit 2025 e deri në raportimin e rastit ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke i kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim të punësimit në këtë institucion.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet dhe keqpërdorimi i besimit të tyre.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj personave që pretendojnë se mundësojnë punësim në institucione publike në këmbim të parave dhe që rastet e tilla t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha