Një përplasje e shumëfishtë mes pesë makinave ka ndodhur të martën në mbrëmje në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare.
Sipas të dhënave të para, nga ky aksident janë plagosur gjashtë deri në shtatë persona, megjithatë nuk ka informacione për lëndime të rënda.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se në vendngjarje kanë shkuar njësitë policore dhe ekipet e emergjencës nga Shtimja. Ndërkohë, është kërkuar ndihmë edhe nga ekipi emergjent i Ferizajt.
Për shkak të këtij aksidenti, segmenti rrugor ku ndodhi ngjarja është i bllokuar për qarkullim në të dyja drejtimet. /Insajderi.org/
Burimi: insajderi.org










