Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

46-vjeçari dyshohet se u ekzekutua me plumb në kokë, policia rrethon zonën

46-vjeçari dyshohet se u ekzekutua me plumb në kokë, policia rrethon zonën

Janë raportuar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ku ka humbur jetën 46-vjeçari Ismet Habili.

Bazuar në të dhënat fillestare të Policisë, rreth orës 20:20 është pranuar një njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, uniformat blu kanë gjetur brenda një automjeti tip “Volvo” një person pa shenja jete, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve, viktima ka një plumb në pjesën e kokës. Ashtu siç vërehet edhe nga pamjet, Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha