Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Monopoli i fshehur pas kioskave të Tiranës

Monopoli i fshehur pas kioskave të Tiranës

Nga Ola Xama

Ky është mbetja e jetës, e punës, e mundit dhe djersës, e ëndrrave dhe shpresave të një familjeje të thjeshtë. Prindër të zakonshëm, të cilët hapin derën në mëngjes për të sjellë në mbrëmje të ardhurat dhe për të shtruar tryezën me ndershmëri.” Kjo ishte shprehja me të cilën kryeministri Edi Rama u përpoq sot të prekë opinionin publik, në lidhje me aktet e dhunës që dogjën një ditë më parë disa kioska në kryeqytet.

Duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja, dhe duke ia lënë turmës që sipas tij do të na marrë edhe ato pak që kemi, Edi Rama, përsëri gënjeu. Përdori zjarrin e vënë ndaj një biznesi për propagandë.

Kioska që u dogj dhe që ai tha se bashkë me të iku edhe mundi i jetës së një familjeje ndodhet në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” në kryeqytet. Logoja e kioskës mbante emrin “Kubo” dhe rezulton në pronësi të rrjetit “American Tabacco”.

Rrjeti zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetëra të punësuar dhe sipas raportimeve të vetë kompanisë u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë. Firma realizon afro 2 milion euro xhiro vjetore, ndërsa fitimi i viteve raportuese 2025 dhe 2024 është 1.7 milion euro.

Disa nga këto dyqane, iu jepen me qira individëve të caktuar, ku qiranë e vendos biznesi “American Tabacco” dhe mallrat që duhet të tregtohen furnizohen nga ai. Për ta kuptuar si skemë: në vend që familja që e punon të marrë vetë të drejtat në bashki, i paguan qira atij që ka patur lidhjet për të marrë këto të drejta.

Hapja e kioskave në Tiranë iu dha si e drejtë ekskluzive familjarëve të pronarëve të televizionit Top Channel nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2016. Procedura u bë pa garë dhe nuk pati asnjë sqarim se përse dhjetëra kioska duhet të punohen nga një njeri i vetëm dhe të mos ndiqen politika sociale për t’ia dhënë familjeve të papuna.

Nga kjo kuptohet qartë se kryeministri jo vetëm gënjen, por ai është pala më e interesuar që të shkatërrohen biznese, sidomos ajo kategori që ofron një histori të bukur për t’u propaganduar më pas në media.

 

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha