Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici, e akuzuar për terrorizëm

Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici, e akuzuar për terrorizëm

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin në Turqi të mësueses me shtetësi turke, Julide Yazici, e cila u ndalua në gusht nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit. Ajo u kap në momentin kur po bëhej gati të nisej nga Shqipëria drejt Francës, si pasojë e një kërkese për ekstradim të autoriteteve turke.

Yazici ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Stambollit e kishte dënuar me 4 vite e 2 muaj burg. Akuzat ndaj saj kanë të bëjnë me veprat penale të “dhënies së ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrjes në organizatë terroriste”.

Gjatë procedurave ligjore në Shqipëri, mësueses turke i është caktuar një avokat vendas, ndërsa ajo mbrohet edhe nga një përfaqësues ligjor turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe Ambasadën Franceze, duke qenë se, sipas raportimeve të mediave turke, Yazici kishte përfituar më parë leje qëndrimi në Francë.

Pas zhvillimeve në lidhje me masën e sigurisë, pritet që Gjykata e Apelit të shqyrtojë edhe çështjen e ekstradimit të saj drejt Turqisë.

Sipas mediave turke, Julide Yazici ka marrë pjesë në protesta kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ajo ishte arrestuar edhe në vitin 2016, kur autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizata terroriste.

Yazici i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke pretenduar se procedimi penal ndaj saj lidhet me bindjet dhe aktivitetin e saj politik, si dhe me pjesëmarrjen në protestat studentore.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha