Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri, Eurodeputeti gjerman thekson se shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri, Eurodeputeti gjerman thekson se shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Michael Gahler, ka dhënë një reagim për protestat që po mbahen aktualisht në Shqipëri.

Eurodeputeti gjerman, i cili shërben si zëdhënës i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane, thekson se qytetarët shqiptarë po protestojnë prej një kohe të gjatë kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë.

“Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler.

Eurodeputeti gjerman ishte në krye të vëzhguesve në zgjedhjet që u zhvilluan vitin e kaluar në Shqipëri.

Pikërisht për këtë arsye ai deklaron se ka dëshmuar nga afër lidhjet mes partisë shtet dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në atë kohë, Gahler bëri deklaratën e bujshme se ‘krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik në Shqipëri’.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha