Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kosova

Gjenerali Vergori viziton Ambasadën e SHBA-së, KFOR-i angazhohet për stabilitetin në rajon

Gjenerali Vergori viziton Ambasadën e SHBA-së, KFOR-i angazhohet për stabilitetin në rajon

Wylita Bell, e angazhuar si përgjegjëse e përkohshme në Ambasadën amerikane në Kosovë, zhvilloi një takim me gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili sapo ka marrë detyrën si komandant i KFOR-it.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u vu theksi mbi rëndësinë që kanë stabiliteti dhe paqja si në Kosovë ashtu edhe në rajon. Në njoftim theksohet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Gjenerali me origjinë italiane këtë muaj e mori drejtimin e KFOR-it nga Ozkan Ulutas.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha