Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Xhaxhi nuk isha unë, Cllevio tallet me protestuesit dhe i quan gangsterë

Xhaxhi nuk isha unë, Cllevio tallet me protestuesit dhe i quan gangsterë

Personazhi i mirënjohur i mediave sociale, Cllevio, ka shkaktuar sërish diskutime me reagimin e tij më të fundit në rrjetet sociale, ku flet për protestat e fundit që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një video ku paraqitet me stilin e tij karakteristik plot ironi, Cllevio nuk ka hezituar t’i përqeshë personat që marrin pjesë në këto tubime.

Ai ka theksuar kontrastin mes “trimërisë” që disa protestues shfaqin në rrjetet sociale dhe sjelljes së tyre kur përballen me forcat e policisë.

“O xhaxhi nuk isha te protesta unë xhaxhiii… Hë re gangstera, kur ju kap polici thoni s’isha, këtu në rrjete thoni isha”, shprehet ai në video, duke imituar me ironi reagimet e protestuesve në momentin e shoqërimit nga policia.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha