DASHI
Në fushën e dashurisë, dita do të jetë shumë e favorshme për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët do të ndihen të dekurajuar dhe nuk do të kenë aspak dëshirë të nisin një lidhje të re. Sa i përket financave, duhet të tregoni kujdes të madh, pasi çdo gabim, edhe më i vogli, mund të prishë ekuilibrin tuaj.
DEMI
Sot do t’ju duhet të bëni disa ndryshime në jetën tuaj në çift, që gjithçka të funksionojë si duhet. Beqarët do të ndihen gati të pranojnë ftesën e dikujt dhe ta ndryshojnë përgjithmonë statusin e tyre. Me financat do të jeni shumë mirë dhe do të arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e planifikuara.
BINJAKËT
Sot do të përpiqeni me të gjitha forcat të vendosni rregull në jetën tuaj në çift. Beqarët do të jenë vazhdimisht të shpërqendruar dhe nuk do të mendojnë fare për një lidhje. Nëse dëshironi që financat të stabilizohen, duhet të dëgjoni këshillat e ekspertëve.
GAFORRJA
Gjatë kësaj dite, ju të dashuruarit do ta mbroni jetën tuaj në çift nga çdo gjë dhe nuk do të lejoni askënd të ndërhyjë në të. Beqarët do të kenë shumë takime dhe nuk do të dinë se për kë të vendosin. Gjendja e financave do të jetë pak më e ndjeshme se më parë, ndaj duhet patjetër të merrni masa.
LUANI
Hapeni zemrën sot, ju që jeni në një lidhje, dhe dëgjojeni me vëmendje atë që do t’ju thotë partneri. Do të ndiheni shumë mirë. Beqarët do të kërkojnë pa fund princin e kaltër, por nuk do ta gjejnë. Buxheti do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet, falë masave që keni marrë së fundmi.
VIRGJËRESHA
Bëni sot disa ndryshime në jetën tuaj në çift, që t’i jepni një kuptim tjetër lidhjes. Të gjithë kanë nevojë të provojnë gjëra të reja herë pas here. Beqarët do të kenë vetëm disa takime dhe asgjë më shumë. Në planin financiar, gjithçka do të shkojë shumë mirë.
PESHORJA
Nëse keni një lidhje të shëndoshë dhe mirëkuptimi mbizotëron gjatë gjithë kohës, edhe sot gjithçka do t’ju shkojë më së miri. Beqarët nuk do të kenë fat dhe nuk do ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar, ekziston rreziku të përballeni me vështirësi të mëdha.
AKREPI
Nuk do të keni asgjë për t’u ankuar sot, ju që jeni në një lidhje, sepse partneri do t’ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës dhe do t’ju bëjë të ndiheni si në ëndërr. Beqarët do të kenë vetëm disa flirte pa asnjë të ardhme. Do t’ju duhet ende të prisni për ndryshime. Financat do të dini si t’i menaxhoni dhe nuk pritet asnjë vështirësi.
SHIGJETARI
Sot do t’i ndryshoni rrënjësisht planet që kishit bërë për jetën tuaj në çift dhe gjithçka do të jetë shumë ndryshe. Ata që janë beqarë nuk do të arrijnë ta joshin personin që pëlqejnë dhe do të mbeten me të njëjtin status. Në planin financiar, duhet të tregoheni më të matur dhe të mos hidhni hapa të nxituar.
BRICJAPI
Ditë mjaft intensive dhe emocionuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do të kalojnë një ditë problematike, ndaj nuk do të jenë gati të hedhin hapa në sektorin e ndjenjave. Gjendja e financave, fatmirësisht, nuk do të jetë aspak e keqe.
UJORI
Sot do të keni ide të tjera për mënyrën se si ta ndryshoni rutinën e jetës suaj në çift dhe do të bëni çdo gjë për ta arritur qëllimin. Për beqarët ka ardhur momenti më i përshtatshëm për të nisur lidhje të qëndrueshme dhe afatgjata. Bëjini sytë katër gjatë gjithë ditës. Në planin financiar, mos kërkoni të pasuroheni menjëherë, por merrini gjërat sa më shtruar.
PESHQIT
Sot do t’i përkushtoheni gjithë kohës partnerit tuaj dhe do të ndiheni të dy mjaft të lumtur. Beqarët do të kenë mosmarrëveshje me disa miq dhe do të mërziten. Për këtë arsye, nuk do t’i pranojnë as ftesat që do t’u bëhen. Në planin financiar, kufizojini në maksimum shpenzimet, që të mos keni probleme.
Burimi: www.cna.al









