Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Gonxhja i përgjigjet Berishës: Kam vizatuar që 3-vjeç

Gonxhja i përgjigjet Berishës: Kam vizatuar që 3-vjeç
Foto: tirananews.al

Kryedemokrati Sali Berisha dhe ministri i Kulturës Blendi Gonxhja janë përfshirë në replika të ashpra në Kuvend ditën e sotme.

Akuzat e Berishës

Gjithçka nisi pas akuzave të Berishës, i cili tha se Gonxhja ka hyrë në Liceun Artistik pa meritë. Sipas ish-kryeministrit, i ati i Gonxhjës e dorëzoi te diktatori Enver Hoxha një pikturë të benzit të tij, e cila supozohet se ishte pikturuar nga Gonxhja.

“Si u bë piktor ky. Prisni se po ju lexoj pak. “Doktor, si shkoi Blendi Gonxhja për pikturë, se piktor nuk u bë kurrë. Blendi Gonxhja hyri në Lice duke vizatuar makinën e Enver Hoxhës. Juria e kishte rrëzuar kandidaturën e tij, por përmes gazetave që shkruanin se Blendi kishte vizatuar makinën e xhaxhit Enver, i ati i tij, Agimi, arriti ta fuste Blendin në lice’”, tha mes të tjerash Berisha.

Përgjigja e Gonxhjës

Gonxhja nuk i kundërshtoi deklaratat e Berishës. Ai tha se pasionin për të pikturuar makina e kishte që në moshën 3-vjeçare, dhe shtoi se në moshën 8-vjeçare i kishte dhuruar Enver Hoxhës një portret të Qemal Stafës.

“Unë kam vizatuar që 3 vjeç, prandaj në Lice nuk mund të hyja me mik. Kisha pasion të vizatoja makinat. Benzi që vinte në Palorto në atë kohë ka qenë fiksim i një fëmije dhe sigurisht që e kam vizatuar. Një benz… unë nuk kam asgjë për të fshehur në jetë, sepse po ju tregoj historinë e një fëmije 8 vjeç. Një portret i Qemal Stafës ka dalë edhe në revistën pioneri, sepse ka qenë një portret shumë i bukur që unë në 1978 ia kam dhuruar Enver Hoxhës. Një fëmijë 8 vjeç nuk e dinte në atë kohë që ishte diktator. Edhe kush na tregon këtu, një sekretar partie i rëndomtë. Një zhele prej 37 vitesh që nuk i shporret këtij vendi nga sytë. Por për respekt të qytetarëve, Gonxhja ka hyrë në lice dhe në akademinë e arteve me meritë. Një artist që është marrë me jetën e vet dhe nuk i ka hyrë kurrë në hak askujt”, tha mes të tjerash Gonxhja.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha