Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të enjte përballë Kryeministrisë, duke vazhduar tubimin e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Dita e 180-të e protestës
Sot shënohet dita e 180-të e protestës, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vazhduar tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Kërkesa për dorëheqjen e Ramës
Protestuesit kanë theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe e pa negociueshme, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta.
Ndërkohë, më 28 nëntor është paralajmëruar zhvillimi i një proteste mbarëkombëtare, në kuadër të vazhdimit të kundërshtimit ndaj qeverisë.
Burimi: kohajone.com










