Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Makina përplas një burrë e një grua në Fier; shoferi shoqërohet në polici

Makina përplas një burrë e një grua në Fier; shoferi shoqërohet në polici
Foto: shqiptarja.com

Një aksident rrugor ndodhi rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec të Fierit, ku një automjet përplasi dy këmbësorë. Të përfshirët janë Hetem Ruko dhe Besa Ruko, të moshës 67 dhe 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes, të dy kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin kujdes mjekësor.

Drejtuesi i automjetit, Fatjon Begaj, 39 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha