Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Bejko: Dhuna në protesta ka çarë besimin mes qytetarëve dhe policisë

Bejko: Dhuna në protesta ka çarë besimin mes qytetarëve dhe policisë
Foto: abcnews.al

Analisti Roland Bejko ka reaguar ndaj protestave të dhunshme, duke theksuar se ato dëmtojnë imazhin e vendit dhe sjellin kosto financiare për Shqipërinë.

Sipas tij, dhuna gjatë protestave ndikon edhe në mënyrën se si perceptohet Shqipëria jashtë vendit. Ai shtoi se korrupsioni dhe kriminaliteti vazhdojnë të ushqejnë një imazh negativ, nga i cili vendi nuk ka shpëtuar.

Bejko theksoi gjithashtu se situata ka krijuar një lloj frakture në shoqëri, veçanërisht në marrëdhënien mes qytetarëve dhe policisë.

“Protestat e dhunshme e dëmtojnë imazhin e vendit dhe në çdo vend krijojnë kosto financiare. Në Paris ankohen për turizmin. Protestat e dhunshme krijojnë këtë kosto, por na dëmtojnë edhe për shkak të perceptimit jashtë vendit. Korrupsioni dhe kriminaliteti, nga të cilat ne nuk kemi shpëtuar, vazhdojnë të ushqejnë dhe të krijojnë një lloj paradoksi.

Duke qenë se në protesta të tilla u përfshinë edhe vende të tjera, mund të ngushëllohemi që po ndodhin edhe në vende të tjera dhe këtu mbyllet mendimi. A duam të shkojmë në Europë? Po shkojmë paketë.

Për shoqërinë ka krijuar një lloj frakture. Midis qytetarëve dhe policisë ka një lloj frakture.

Protesta është mjet presioni, e bën qeverinë të dialogojë, të marrë masa. Është element i mirë i demokracisë, por dhuna nuk ndihmon asnjërën nga palët.”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha