Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Marta Kos: BE nuk mban anë në çështjet e brendshme të Shqipërisë

Marta Kos: BE nuk mban anë në çështjet e brendshme të Shqipërisë
Foto: euronews.al

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, komentoi protestat dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët në Shqipëri, duke theksuar se disa prej tyre janë çështje të brendshme që duhet të zgjidhen përmes dialogut politik, ndërsa ato që lidhen me mjedisin janë drejtpërdrejt pjesë e procesit të integrimit evropian.

Komisioni nuk merr anë

Në një intervistë për Euronews Albania, Kos tha se Komisioni Evropian nuk merr anë në debatet e brendshme politike të vendit, por kërkon respektimin e standardeve evropiane në rrugën drejt anëtarësimit.

Kapitulli 27 dhe mjedisi

Ajo u ndal veçanërisht te legjislacioni mjedisor dhe Kapitulli 27, duke theksuar se Brukseli pret nga qeveria shqiptare ndryshimin e amendamenteve të vitit 2024, si dhe hartimin e një ligji të ri për investimet strategjike.

“Komisioni Evropian nuk merr anë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Për ne, e rëndësishme është respektimi i standardeve evropiane në procesin e anëtarësimit.

Disa nga çështjet e ngritura nga protestuesit janë të natyrës së brendshme dhe nuk lidhen me rrugën evropiane. Ato kërkojnë dialog politik këtu, në Shqipëri. Ndërsa disa çështje të tjera, si për shembull legjislacioni mjedisor, lidhen drejtpërdrejt me procesin e anëtarësimit.

Në kuadër të këtij procesi, veçanërisht sa i përket mjedisit, Kapitullit 27, ne presim që qeveria të ndryshojë amendamentet e vitit 2024 dhe të hartojë gjithashtu një ligj të ri për investimet strategjike”, tha Kos.

Intervistën e plotë të dhënë gazetares Mirela Milori do ta ndiqni nesër në Euronews Albania.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha