Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Botim i ri përshkruan historinë e muzikës shqiptare, nga antikiteti te simfonia

Botim i ri përshkruan historinë e muzikës shqiptare, nga antikiteti te simfonia
Foto: reporteri.al

Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi librin “Historia e muzikës shqiptare”, me autor prof. asoc. Nestor Kraja, një vepër që sjell një pasqyrë të gjerë të zhvillimit historik të muzikës shqiptare ndër shekuj.

Libri është botim i vitit 2026 dhe përfshin një rrugëtim nga antikiteti dhe mesjeta në trojet shqiptare, duke vijuar me muzikën gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë.

Llojet dhe gjinitë muzikore

Në libër trajtohen gjithashtu llojet e këngëve shqiptare, kënga lirike, zhvillimi i romancës shqiptare, muzika vokale-korale, gjinitë e mëdha të muzikës vokale, muzika e baletit në Shqipëri dhe zhvillimi i muzikës simfonike shqiptare. Sipas Akademisë së Shkencave, një vlerë e veçantë e këtij botimi është trajtimi i fakteve dhe dukurive që jo gjithmonë janë pasqyruar me saktësi në literaturën historiko-muzikore shqiptare.

Qasja e autorit dhe vlera e librit

Përmes analizës dhe përgjithësimit të zhvillimeve kryesore, autori synon të ofrojë një pasqyrë më të plotë të historisë së muzikës në Shqipëri. Saktësia e të dhënave, e ndërthurur me aspektin didaktik, e bën librin një burim të vlefshëm për studentët, studiuesit dhe muzikantët e rinj./atsh/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha