Lim Hoti, ish-banor i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka qenë një nga personazhet më të komentuar të këtij formati, veçanërisht për shkak të raportit të tij me Alba Pollozhanin.
Së fundmi, ai ka ndarë në InstaStory disa fotografi të personazheve të njohur të këtij reality show.
Në mesin e tyre është edhe Sara Kolami, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, e cila tashmë është opinioniste në “Big Talk” në “Klan Kosova”. Lim Hoti ka publikuar një fotografi të saj, të shoqëruar me një emoji të zjarrit, shkruan “Kosovarja”.
Ky veprim i tij ka tërhequr vëmendjen, ndërsa në publikimin e bërë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë tjetër lidhur me Sara Kolamin.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









