Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Jean Grémillon, regjisori francez që la gjurmë në kinemanë e shekullit XX

Jean Grémillon, regjisori francez që la gjurmë në kinemanë e shekullit XX
Foto: kultplus.com

Jean Grémillon ishte regjisor francez i filmit, i lindur më 3 tetor 1901 në Bayeux të Francës, ndërsa vdiq më 25 nëntor 1959 në Paris. Ai e nisi karrierën si violinist në orkestrat e filmave pa zë, përpara se në vitin 1923 të fillonte të realizonte vetë filma, fillimisht dokumentarë dhe vepra me karakter avangardë.

Grémillon u bë i njohur për qasjen e tij artistike në kinematografi, ndërsa suksesin më të madh e arriti gjatë viteve 1940. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lumière d’été” (1943), “Le ciel est à vous” (1943), “Remorques” (1941) dhe “Pattes blanches” (1949). Në disa prej projekteve të tij bashkëpunoi me aktorët e njohur Jean Gabin dhe Madeleine Renaud.

Gjatë viteve 1943–1958, Grémillon ishte kryetar i Cinémathèque Française, duke dhënë kontribut edhe në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë filmike. Ai mbetet një nga emrat e rëndësishëm të kinematografisë franceze të gjysmës së parë të shekullit XX./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha