Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

40-vjeçari arrestohet pasi shkeli urdhrin mbrojtës dhe kanosi me jetë ish-gruan

40-vjeçari arrestohet pasi shkeli urdhrin mbrojtës dhe kanosi me jetë ish-gruan
Foto: reporteri.al

Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës nga një person ndaj ish-bashkëshortes së tij, bën të ditur policia.

Shkelja e distancës së caktuar

Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shqetësuar vazhdimisht, duke shkelur distancën e caktuar me urdhër mbrojtës të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ajo po ashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar.

Iniciimi i rastit dhe arrestimi

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Ngacmim“ dhe “Mospërfillje e Gjykatës“.

“I dyshuari i moshës 40 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha