Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje në lokale, depo e fabrika

Arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje në lokale, depo e fabrika
Foto: gazetaexpress.com

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Fushë Kosovë, pas një ppune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë pesë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Dëmet e shkaktuara në lokale afariste

Personat e arrestuar dyshohet se, duke përdorur forcën dhe mjete të forta, kanë depërtuar në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, ku kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare. Sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 200 mijë euro, thuhet në njoftimin e policisë.

Kontrollet dhe sekuestrimet

Në kuadër të hetimeve, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale dhe njësitë e specializuara të DPP-së, me urdhëresë të Gjykatës kompetente janë zbatuar masa të veçanta hetimore. Sot është realizuar Plani Operativ “Vjedhjet e Rënda”, me ç’rast, me urdhëresë verbale të Gjykatës kompetente, janë kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë si dhe prova materiale që lidhen me rastet nën hetim.

Masat e mëtejme

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Pamje:

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha