Një aksident automobilistik ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në Orikum, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, tre persona u plagosën. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, me fat, të tre të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi: shqiptarja.com










