Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Kërkohet paraburgim për 38-vjeçarin e dyshuar për vrasjen te Liqeni i Smilkovës

Kërkohet paraburgim për 38-vjeçarin e dyshuar për vrasjen te Liqeni i Smilkovës
Foto: albeu.com

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore ndaj një 38-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Vrasje”, e parashikuar në nenin 123, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ngjarja në mëngjesin e 21 nëntorit

Sipas të dhënave të prokurorisë, në mëngjesin e 21 nëntorit, në një rrugë anësore të Shkupit, pranë kryqëzimit te Liqeni i Smilkovës, i dyshuari i mori me dashje jetën Edin Shkrijeljt.

Ngjarja paraprihet nga një konflikt i nisur përmes një aplikacioni telefonik. Pas debatit, i dyshuari shkoi me automjetin e tij në vendin e caktuar.

Të shtënat dhe vdekja e viktimës

Atje, ai e parkoi makinën përballë automjetit të drejtuar nga Shkrijelj. Të dy dolën nga automjetet dhe vijuan përplasjen verbale. Në një moment, i dyshuari nxori armën dhe qëlloi ndaj Shkrijeljt.

Plumbi e goditi viktimën në këmbën e majtë, duke i prekur arterien femorale. Për shkak të hemorragjisë së rëndë, ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Largimi i të dyshuarit dhe kërkesa për paraburgim

Pas të shtënave, i dyshuari u largua me automjet në drejtim të fshatit Hasanbeg, ndërsa gjatë rrugës e hodhi armën, bëri të ditur PTHP-ja.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha