Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Mbrojtja e Thaçit apelon zyrtarisht, argumentimi i plotë në 60 ditë

Mbrojtja e Thaçit apelon zyrtarisht, argumentimi i plotë në 60 ditë
Foto: abcnews.al

Vendimi i 16 shtatorit për katër ish-krerët e UÇK-së do të apelohet. Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve kishte 30 ditë kohë nga dhënia e vendimit për ta apeluar (deri më 16 tetor).

Për shkak të volumit të madh të dosjes dhe të aktgjykimit, ata kërkuan kohë shtesë, duke e shtyrë datën e fundit deri më 27 nëntor.

Dorëzimi i pikave kryesore të kundërshtimit

Sot ata njoftojnë zyrtarisht se vendimi apelohet dhe dorëzojnë pikat kryesore të kundërshtimit. Nga sot nis edhe rrjedhja e afatit 60-ditor për të dorëzuar apelimin e plotë.

Dënimet e shkallës së parë

Në vendimin e shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

Mundësitë e Gjykatës së Apelit

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Apelit ka disa mundësi: të lërë në fuqi aktgjykimin, ta ndryshojë ose ta anulojë atë, si dhe të urdhërojë rigjykim.

Nëse palët nuk pajtohen edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit, ato mund t’i drejtohen më tej Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha