Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kandidati i studentëve serbë: Kosova, territor i okupuar

Kandidati i studentëve serbë: Kosova, territor i okupuar
Foto: gazetaexpress.com

Kandidati i Listës Studentore për president, Radomir Saiçiq, e konsideron Kosovën “territor të pushtuar përkohësisht”.

Duke folur për Kosovën, ai ka thënë se prioritet është “ruajtja e integritetit territorial të Serbisë” dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për serbët, ndërsa të ardhmen e Republikës Srpska e sheh si të pandashme “nga e ardhmja e popullit serb”.

Në deklaratën e tij, ai i është referuar Kosovës me gjuhë të papranueshme dhe nxitëse.

“Kosova dhe Metohia janë, sipas Kushtetutës, pjesë e pandashme e territorit tonë. Ky është fakt dhe kështu do të mbetet. Për mua, është territor i pushtuar përkohësisht”, ka deklaruar Saiçiq.

Qëndrimet ndaj Rusisë dhe Bashkimit Europian

Përveç Kosovës, Saiçiq ka shprehur edhe qëndrime në favor të mbajtjes së marrëdhënieve të mira me Moskën. Ai ka thënë se Rusia mbron integritetin territorial të Serbisë më shumë se Qeveria në Beograd.

Ndërkaq, i pyetur për qëndrimin e tij ndaj Bashkimit Europian, Saiçiq ka thënë se ka qëndrim pozitiv ndaj bllokut europian dhe vlerave europiane.

Sipas tij, duhet të bëhet përparim real drejt anëtarësimit në BE, duke shprehur bindjen se kjo mund të arrihet me një ritëm të përshtatshëm.

Qëndrimi ndaj serbëve jashtë Serbisë

I pyetur për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme serbe ndaj popullatës serbe që jeton në shtete fqinje, Saiçiq ka thënë se “serbët janë një komb”, por organizimet shtetërore të shteteve të tjera duhet të respektohen.

“Detyra e Qeverisë së re duhet të jetë që të bashkojë popullatën serbe e jo të krijojë ndarje false dhe të panevojshme, siç ka bërë Qeveria paraprake në Mal të Zi dhe në [entitetin serb në Bosnje dhe Hercegovinë] Republika Sërpska dhe gjetiu”, ka thënë ai.

Saiçiq është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe profesor i kimisë.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha