Grupi “Studentët n’Protestë” ka reaguar me një komunikatë publike, ku sqaron se nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe nuk mbështet asnjë forcë politike.
Sipas tyre, qëndrimi i tyre ka qenë dhe mbetet mbështetja e protestës dhe e kërkesave të saj. Ata thonë se kjo lëvizje është një revoltë qytetare që kalon përtej bindjeve politike.
Deklarata e plotë
Studentët n’Protestë, si një komunitet studentësh i formuar gjatë protestës, deklarojnë se nuk janë pjesë e asnjë partie politike.
Që nga 31 maji e deri sot, ata kanë qenë në mbështetje të protestës dhe të kërkesave të saj. Sipas tyre, fryma e krijuar nga kjo revoltë qytetare tejkalon partitë politike dhe bindjet personale, duke përfshirë një pjesë të madhe të shoqërisë.
Edhe pas 13 tetorit, kur studentët dolën në masë, ata thonë se e mbajnë të njëjtin qëndrim.
Ata sqarojnë se nuk kanë formuar parti politike dhe as nuk mbështesin ndonjë prej tyre. Sipas deklaratës, çdokush është i lirë të marrë një iniciativë politike, por ata e bëjnë të qartë se një veprim i tillë nuk bëhet në emër të tyre.
Burimi: euronews.al










