Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona dhe Real Madridi garojnë për Haaland-in

Barcelona dhe Real Madridi garojnë për Haaland-in
Foto: gazetaexpress.com

Barcelona dhe Real Madridi kanë filluar kontaktet përmes ndërmjetësuesve për një transferim të mundshëm të Erling Haalandit në vitin 2027.

Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, dy gjigantët e futbollit spanjoll po e ndjekin nga afër situatën e sulmuesit norvegjez, i cili aktualisht luan për Manchester City-n.

Në garë për shërbimet e 25-vjeçarit janë edhe Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, por interesimi më konkret raportohet nga dy rivalët e mëdhenj spanjollë.

Haaland ka kontratë me Manchester City-n deri në vitin 2034, por Barcelona dhe Real Madridi besojnë se marrëveshja përmban mekanizma që lejojnë largimin e tij para përfundimit të kontratës. Pretendimin e ka mohuar kampi i klubit anglez.

Një detaj tjetër interesant është se norvegjezi nuk ka shprehur interes për t’u transferuar te ndonjë klub tjetër në Premier League.

E ardhmja e Haalandit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të tregut të transfermimeve, me Barcelonën dhe Real Madridin që mund të garojnë për një nga sulmuesit më të kërkuar të futbollit evropian.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha