Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida, e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore, dhuroi pesë gola dhe emocione të shumta.
Tirana shpërthen në pjesën e parë
Bardheblutë e nisën ndeshjen me synimin për të marrë tri pikët, ndërsa pjesa e parë u shndërrua në një spektakël të vërtetë golash.
Tirana kaloi në avantazh në minutën e 27-të, pas një autogoli të Lagonidisit. Vetëm një minutë më vonë, Daci dyfishoi shifrat, duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës korçare.
Vendasit nuk u ndalën me kaq. Në minutën e 34-t, Xhixha realizoi golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke krijuar përshtypjen se fitorja ishte drejt një rruge të sigurt.
Skënderbeu reagon përpara pushimit
Megjithatë, Skënderbeu reagoi në fundin e pjesës së parë. Braga ngushtoi diferencën në minutën e 39-të, ndërsa Musa shënoi golin e dytë për korçarët në shtesën e minutës së 45-të, duke rihapur plotësisht takimin.
Burimi: kohajone.com










