Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Nichi akuzon Anjezën për sjellje të keqe ndaj tij

Nichi akuzon Anjezën për sjellje të keqe ndaj tij
Foto: indeksonline.net

Marrëdhënia mes Antonetës dhe Nichit, të cilët nuk e kanë fshehur pëlqimin për njëri-tjetrin, duket se po kalon një nga momentet më të vështira.

Tensionet në shtëpi

Pas disa përplasjeve dhe keqkuptimeve, tensionet mes tyre janë shtuar, ndërsa xhelozia është bërë gjithnjë e më e dukshme. Madje, situata ka agravuar edhe gjatë një momenti feste në shtëpi, ku nuk kanë munguar tensionet mes dyshes.

Pas një tjetër debati, Antoneta nuk ka mundur t’i mbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot.

Debati me Anjezën

Por përplasjet nuk janë ndalur vetëm te raporti i tyre. Këtë herë, në qendër të debatit është përfshirë edhe Anjeza, me të cilën Nichi ka pasur një shkëmbim të ashpër fjalësh.

Ai e ka kritikuar Anjezën për mungesën e mbështetjes ndaj Antonetës në momentet kur ajo kishte më shumë nevojë për të.

“Çikë e keqe je, seriozisht po të them, kurrë më keq s’ka qenë çika. Ti je shoqe fake”, i tha Nichi.

Nga ana tjetër, Anjeza nuk ka qëndruar në heshtje, duke i kërkuar atij të mos përzihet në marrëdhënien e saj me Antonetën.

“Na keni lodhë, ti mos i rri afër, ti i ke bërë keq”, u shpreh ajo.

Nichi e mbrojti qëndrimin e tij, duke theksuar se shqetësimi për Antonetën vjen pikërisht nga fakti se ai e konsideron atë shoqe.

“As gjumin nuk e prish për dikë që e konsideron shoqe”, përfundoi ai.

Kështu, raportet mes banorëve duket se po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë t’i lënë pas këto përplasje.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha