Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Gardëroba e ngrohtë për dimrin: çfarë duhet të keni në dollap

Gardëroba e ngrohtë për dimrin: çfarë duhet të keni në dollap
Foto: bordo.al

Edhe pse sezoni mund të duket pak i zymtë, trendet e dimrit sivjet sjellin propozime emocionuese. Mjafton një vështrim në koleksionet më të fundit për të parë se stilistët kanë sjellë një frymë të gëzueshme dhe ngjyra të ngrohta. Nga veshjet me efekt kamoshi te ngjyrat e forta, teksturat e frymëzuara nga bota e teknologjisë dhe aksesorët me forma arkitektonike, po ju sugjerojmë disa trende të pazakonta për këtë sezon dimëror.

Gardëroba e ngrohtë për dimrin: çfarë duhet të keni në dollap

Palltot kafe dhe efekti kamoshi

Një veshje shumë në modë këtë dimër është palltoja kafe me efekt kamoshi. Kombinoje me një pulovër krem, xhinse të errëta me prerje të drejtë dhe çizme deri te kyçi. Po ashtu, një shall i trashë në ngjyrë bezhë dhe një çantë kafe plotësojnë pamjen tuaj të përditshme. Palltot kafe dhe teksturat si kamoshi janë ndër trendet e dukshme të sezonit, kryesisht me prerje të mëdha që krijojnë silueta shumë femërore dhe elegante.

Gardëroba e ngrohtë për dimrin: çfarë duhet të keni në dollap

Paleta e ngjyrave dhe teksturat

Për sa u përket ngjyrave, këtë stinë do të përqafoheni nga një paletë që ndërthur nuancat e së kuqes, së verdhës dhe blusë, pa harruar kafenë në të gjithë gamën e saj. Ky dimër do të jetë stina e shtresave të buta, materialeve komode dhe ngjyrave që sjellin ngrohtësi edhe në ditët më të ftohta. Po ashtu, përzierja e teksturave si leshi, kadifja dhe motivet e thurura janë elemente që kanë aftësinë ta transformojnë plotësisht pamjen tuaj.

Gardëroba e ngrohtë për dimrin: çfarë duhet të keni në dollap
Gardëroba e ngrohtë për dimrin: çfarë duhet të keni në dollap
Gardëroba e ngrohtë për dimrin: çfarë duhet të keni në dollap

Teknologjia në modë

Teknologjia çdo ditë po bëhet pjesë e modës, si në veshjet që përdorin materiale inovative, ashtu edhe te aksesorët. Syzet inteligjente, veshjet me elemente ndriçuese dhe materialet që reagojnë ndaj dritës janë risi për stilistët.

Aksesorët dhe këpucët

Mos harroni aksesorët, pasi çantat me lëkurë të butë dhe forma praktike, por edhe elegante, do të jenë trendi më IN. Mund të zgjidhni nuancat e ngrohta, si kafeja e çokollatës dhe karameli, pasi kombinohen lehtë me veshjet. Për këpucët, zgjidhni modelet me platformë, ndërsa për çizmet, ato të gjata deri te gjuri do të spikasin më së shumti. Shumë shtëpi mode preferojnë edhe format skulpturore, duke krijuar taka aspak tradicionale, me gdhendje apo dekore si lule ose kristale në pjesën ballore, për ato që duan një pamje më moderne.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha