Dokumente, fotografi dhe fakte historike që dëshmojnë një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë do të ekspozohen në Muzeun e Historisë në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.
Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me një kopje të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë, ku janë pasqyruar firmat e rreth 40 prej 86 delegatëve që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas përgjegjësit të muzeut, dokumenti origjinal mungon që nga viti 1937.
Ekspozita për Çlirimin
Përveç materialeve që lidhen me Pavarësinë, muzeu do të prezantojë edhe një ekspozitë tjetër të kushtuar Çlirimit të vendit.
Qëllimi i ekspozitave
Ekspozitat synojnë të sjellin përsëri në vëmendje momentet themelore të krijimit të shtetit shqiptar, figurat që kontribuan në këtë proces dhe ngjarjet që shënuan rrugëtimin e Shqipërisë drejt konsolidimit si shtet i pavarur.
Burimi: abcnews.al









