Stuhitë, erërat e vrullshme dhe të shpejta që marrin përpara gjithë ç’munden, po vijnë edhe në Shqipëri. Këtë e njoftoi zyrtarisht Instituti i Gjeoshkencave. Shpesh, në raportimet mediatike, për parashikimet e motit apo edhe për bilancin e dëmeve materiale dhe jomateriale që ato shkaktojnë, stuhitë marrin edhe emërtime që tërheqin vëmendjen.
Në stuhinë “Anjeta”, së fundmi, në Rodos të Greqisë, 60 automjete u rrëmbyen nga uji, dhjetëra banesa u përmbytën dhe infrastruktura rrugore u dëmtua dhe u bllokua. A mund të ketë një kombinim inteligjent sigurimesh që zvogëlon dëmet e stuhive në buxhetet vetjake?
Tre sigurimet që duhen njohur
Sa herë stuhitë afrohen, duhen njohur tre sigurime. Me kombinimin inteligjent të tyre, mbulimi për ngjarje të tilla, qoftë për banesën, biznesin, automjetin apo shëndetin, bëhet shumë më i plotë.
- Sigurimi KASKO për automjetin
- Sigurimi shtesë mbi sigurimin e banesës/pronës/biznesit: rreziku i stuhisë.
- Sigurimi nga aksidentet personale
Sigurimi i automjetit
Kur një automjet dëmtohet nga rënia e pemëve, degëve apo objekteve të tjera gjatë një stuhie, mbulimin financiar për këto dëme e ofron sigurimi KASKO. Cilido qytetar që planifikon të mbrohet financiarisht për dëmin që stuhia mund t’i shkaktojë automjetit të parkuar jashtë banesës duhet ta konsiderojë këtë zgjidhje. Sa kushton një sigurim KASKO në SIGAL nga të gjitha rreziqet e sigurueshme? Përafërsisht 2.5% e vlerës së mjetit.
Sigurimi i banesës dhe pronës
Një sigurim i zgjuar kundër stuhive kërkon që, vullnetarisht, të shtohet mbulimi i rrezikut nga stuhitë dhe fenomenet e tjera natyrore mbi sigurimin bazë të banesës, që ofron mbrojtje vetëm nga rreziku i zjarrit. Kostoja e këtij mbulimi shtesë është vetëm 0.04% e shumës që kërkon i siguruari të mbulohet. Nëse një apartament i siguruar për vlerë 10 milionë lekë nga zjarri kushton rreth 5,000 lekë në vit sipas kalkulatorit online të Sigal.al, me vetëm 4,000 lekë shtesë (0.04% e 10 milionëshit) në vit, në polica përfshihet edhe mbulimi nga stuhitë për të njëjtën shumë. Kjo do të thotë se me rreth 9,000 lekë në vit, një apartament mund të jetë i siguruar si nga zjarri ashtu edhe nga dëmet që shkaktojnë stuhitë.
Sigurimi nga aksidentet personale
Sigurimi i tretë, për aksidentet personale, sjell mbrojtje financiare për këdo që mund të preket rastësisht gjatë veprimtarisë ditore apo punës së tij nga stuhia. Një degë që rrëzohet dhe shkakton paaftësi të përkohshme për punë. Një shtyllë tensioni që bie mbi një trup njerëzor dhe shkakton paaftësi të përhershme të plotë ose madje humbje jete: sigurimi nga aksidentet garanton dëmshpërblimin financiar të familjarëve ose trashëgimtarëve në rastin e humbjes, dhe të të dëmtuarit në rastin e dëmtimeve fizike. Në varësi të mbulimeve të zgjedhura, sigurimi nga aksidentet mbulon edhe shpenzimet mjekësore të ndihmës së të dëmtuarit.
Emrat e stuhive
Shërbimet kombëtare meteorologjike në Evropë emërtojnë stuhitë që parashikohet të shkaktojnë dëme, për të lehtësuar komunikimin mes institucioneve, mediave dhe qytetarëve. Emërtimi bëhet kur fenomenet arrijnë pragun e alarmit të kuq ose portokalli (amber) në sistemin Meteoalarm. Emrin zyrtar e përcakton shërbimi meteorologjik i vendit që preket i pari, sipas listës së grupit përkatës rajonal. Ai mbetet i pandryshuar edhe kur stuhia kalon kufijtë shtetërorë.
Evropa ndahet në gjashtë grupe rajonale, secili me listën e vet të emrave. Shqipëria bën pjesë në grupin e Mesdheut Qendror, së bashku me Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. Zona karakterizohet nga depresione mesdhetare, që shpesh formohen pranë Xhenovës dhe shoqërohen me reshje të dendura e erëra të forta.
Lista zyrtare publikohet zakonisht më 1 shtator ose pak më herët. Sezoni 2026–2027 shtrihet nga fillimi i shtatorit 2026 deri më 31 gusht 2027, ndërsa për Mesdheun Lindor nis më 1 tetor.
Emrat e parashikuar për stuhitë e Mesdheut Qendror gjatë sezonit 2026–2027 janë: Agneta, Biagio, Cloe, Dante, Eugenia, Folco, Gabriella, Italo, Lucilla, Manlio, Noemi, Orazio, Priscilla, Rolando, Samira, Tarciso, Ursula, Virgilio dhe Zeudi. Deri tani është regjistruar stuhia Agneta, 1–3 nëntor, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme në jug të Italisë dhe në disa ishuj grekë.
Cilido qoftë emri i stuhisë, ajo që duhet ditur është se emri i sigurisë financiare është vetëm një: SIGAL INSURANCE GROUP. Sipas raportit të AMF për 10-mujorin, janar–tetor 2026, kompania dëmshpërbleu mbi 18 mijë raste përfituesish nga sigurimet dhe është kompania me vlerën më të lartë të dëmshpërblimeve të paguara, si në segmentin e jetës ashtu edhe në atë të jojetës në industrinë vendase të sigurimeve.
Burimi: lajmifundit.al










