Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Rama në Konferencën e Investimeve: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga BE

Rama në Konferencën e Investimeve: Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga BE
Foto: top-channel.tv

Potenciali ekonomik dhe progresi i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësitë për investime në vend.

Rama theksoi progresin ekonomik, rritjen e mbështetjes nga Plani i Rritjes së BE-së dhe potencialin e Shqipërisë në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe teknologjisë digjitale, duke u bërë thirrje investitorëve evropianë të shohin përtej perceptimeve të vjetra për Ballkanin Perëndimor.

Thirrje për investitorët evropianë

“Kemi diellin, erën e ujin për të prodhuar shumë më tepër. Këtë vit progresi ynë u pranua në çdo front, me institucione më të forta dhe një horizont më solid për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i bindur se Marta do t’i ndajë me ju, por më lejoni të them se Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga plani i ri i rritjes, jo për mëshirë, por për avancim dhe rritje. Buxheti për herë të parë shkon 10 miliardë euro, ndërsa vite më parë ishte gjithë ekonomia jonë.

Jemi ndoshta i vetmi vend në Evropë që ka tatim zero për bizneset e vogla. Keni dëgjuar për arkitektët e mëdhenj që po ndërtojnë këtu, por ndoshta nuk keni dëgjuar për strehimin e përballueshëm. Nuk po kërkojmë më një akt besimi, por po japim bilancet. Evropa është në një moment vendimtar. Integrimi i burimeve tona në zinxhirin e Evropës është një lëvizje që Evropa duhet ta bëjë edhe për të mirën e saj. Nuk mund ta lësh jashtë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është e ditur.

Energjia, infrastruktura dhe njerëzit

Suksesin do ta matim me projekte që ndërtohen, biznese që rriten dhe vende pune që zgjasin. Energjia dhe infrastruktura digjitale janë themelet e konkurrueshmërisë. Sistemet e ndërlidhura vlejnë më shumë për të gjithë ne. Shkollat dhe universitetet tona duhet t’i përgjigjen asaj që i kërkohet. Keni dëgjuar për një projekt për një ishull dhe një zog shumë të bukur.

Një pjesë e atij projekti ka të bëjë me të rinjtë dhe me aftësitë. Këtë do t’i kërkojmë çdo investitori, të investojë edhe te njerëzit tanë. Thirrja ime për investuesit është të shihet përtej perceptimeve të vjetëruara: Ballkani është e ardhmja për Evropën. Uroj që shiu të sjellë bereqet për të gjithë ju dhe tëktheheni për diellin shqiptar, sepse kemi shumë”, u shpreh Rama.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha