Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Edonë pranon propozimin e jetës gjatë qëndrimit në Amerikë

Edonë pranon propozimin e jetës gjatë qëndrimit në Amerikë
Foto: privebruto.com

Gazetarja e njohur Edona Gashi, e njohur për publikun si “Shoqja Edonë”, ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj.

Partneri i saj, sipërmarrësi i njohur Justin Prendi, i ka propozuar për martesë gjatë koncertit të Klajdit dhe Brunos në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mes muzikës dhe në praninë e miqve, Justini është ulur në gjunjë me unazën në dorë, duke e befasuar gazetaren, e cila mes emocionesh të shumta i ka thënë “PO”.

Një propozim i planifikuar me kujdes

Por, pas këtij propozimi romantik fshihet edhe një histori interesante. Për katër vjet me radhë, partneri i kishte thënë Edonës se do t’i propozonte për martesë më 14 shkurt në Paris, duke arritur kështu ta mbante të fshehtë surprizën e vërtetë.

“I dashuri jem, qe 4 vite, më ka thënë se propozimin ka me ma ba më 14 shkurt në Paris. E krejt kjo paska qenë një maskë, që unë të mos dyshoja se kur do të ndodhte vërtet propozimi. E pra, SONTE THASHË PO!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Edona ka falënderuar gjithashtu Klajdin dhe Brunon, të cilët ishin pjesë e kësaj befasie, si dhe të gjithë të pranishmit që ndanë gëzimin me çiftin.

Premtimi për Parisin

Megjithatë, me humorin që e karakterizon, gazetarja nuk ka harruar as premtimin për udhëtimin romantik në kryeqytetin francez.

“E sa për Parisin, tash prapë duhet me më çu!”, ka shtuar ajo.

Publikimi i momentit të propozimit është shoqëruar menjëherë me urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe emrat e njohur të showbizit shqiptar.

Një mbrëmje e paharrueshme për Edonën dhe Justinin, të cilët tashmë po nisin një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë. /Prive By LS

View this post on Instagram

A post shared by SHOQJA 🇦🇱👐🏽 (@shoqjaedone)

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha