Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Fifi njofton koncertin në Prishtinë, biletat shiten vetëm 12 orë

Fifi njofton koncertin në Prishtinë, biletat shiten vetëm 12 orë
Foto: privebruto.com

Pak ditë para koncertit të saj recital në Prishtinë, Fifi ka surprizuar publikun me një ofertë të veçantë.

Me rastin e “Black Friday”, artistja ka njoftuar se vetëm nesër, më 27 nëntor, biletat për koncertin “Me laps e letër” do të mund të blihen me 40 për qind zbritje.

Oferta do të jetë aktive vetëm për 12 orë, nga ora 12:00 e mesditës deri në mesnatë, ndërsa numri i biletave në dispozicion me këtë çmim është shumë i kufizuar.

Koncerti në Prishtinë

Pas suksesit në Tiranë, Fifi do ta sjellë koncertin e saj recital më 4 dhjetor, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Mbrëmja do të ndërthurë muzikën live me pjesë personale nga rrugëtimi i saj artistik.

Me një vokal të jashtëzakonshëm, një repertor të pasur dhe aftësinë e rrallë për ta kthyer emocionin në muzikë, Fifi ka dëshmuar ndër vite se është një nga artistet më të kompletuara të skenës muzikore shqiptare, si në interpretim ashtu edhe në krijimtari.

Përmes këtij recitali, artistja pritet t’i dhurojë publikut të Prishtinës një përvojë të veçantë muzikore, duke sjellë më pranë këngët që kanë shënjuar karrierën e saj.

Për të gjithë ata që duan ta përjetojnë nga afër magjinë e muzikës së Fifit, oferta e nesërme është një mundësi që nuk duhet humbur.

Biletat mund të sigurohen përmes platformës rave-travel.com. /Prive By LS

View this post on Instagram

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha