Fifi do të sjellë sërish koncertin e saj “Me laps e letër”, këtë herë në Prishtinë. Duke qenë e ftuar në emisionin “Goca & Gra”, artistja foli më shumë për surprizat që ka rezervuar për publikun.
Ky është koncerti i saj i parë në Prishtinë. Siç tha vetë, ajo ka qenë në vende të vogla, por nuk ka bërë asnjë koncert brenda në qytet. Fifi është nga Ferizaji, por shkollën fillore dhe të mesme, si edhe universitetin, i ka kryer në Prishtinë. Shoqëria e saj është kryesisht nga Prishtina dhe njeh shumë njerëz atje. Ajo e pret me padurim datën 4 dhjetor, sepse ka shumë njerëz në Prishtinë që e duan muzikën e saj, por nuk kanë pasur mundësi ta dëgjojnë live.
Në videon e lidhur, Fifi flet për shtatzëninë, prapaskenat e koncertit dhe dy vitet e vështira të jetës së saj.
Burimi: www.topalbaniaradio.com










