Fenerbahçe humbi 0-1 ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League, me golin vendimtar të takimit të shënuar nga Vedat Muriqi. Sulmuesi dardan u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në intervistën e dhënë pas ndeshjes.
Reagimi i Muriqit pas golit
“Thjesht nuk e dija saktësisht se do të vinte topi tek unë në atë mënyrë. Por gjithmonë e di se do të gjuaj sa herë që më jepet një mundësi e mirë. Unë jam një qendërsulmues, ky është instinkti im natyror. Thjesht shkova për topin, ai erdhi drejt në këmbën time dhe shënova”.
Vlerësimi për performancën
Muriqi, i cili luajti 86 minuta, u vlerësua me notën 8.9. Mediat turke dhe jo vetëm shkruajtën me lëvdata për lojtarin.
Burimi: www.balkanweb.com









