Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se megjithëse ka disa probleme, prodhimi vendas është me cilësi të lartë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Salla theksoi se sektori i serave është rritur dhe shtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit në BE.
Zhvillimi i sektorëve bujqësorë
“Jemi duke mbështetur të gjithë sektorët, bujqësinë dhe peshkimin. Po rritemi shumë në sera. Fermerët kërkojnë toka, madje edhe nga bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit. Sektori i serave është rritur ndjeshëm. Do të bëjmë një autorizim të veçantë për AKU për inspektim për festat e fundvitit. Prodhimi vendas herë pas here ka ndonjë problem, por ne prodhojmë me cilësi të lartë. Iu rekomandoj qytetarëve të blejnë produkte shqiptare.”
Integrimi në Bashkimin Evropian
“Ne punojmë vazhdimisht, po flasim për 3 kapitujt. Mund të them se i kemi afruar afatet dhe Shqipëria po punon shumë shpejt. Jemi në hapin e duhur, plotësojmë çdo kriter dhe kusht për t’u integruar në BE. Sigurinë ushqimore e ecim së bashku me bizneset dhe qytetarët. Punojmë në terren, në mënyrë që të përparojmë paralelisht. Fermerët dhe bizneset deri tani janë treguar korrektë në pranimin e çdo detyre. Po punojmë mirë dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm”, theksoi ai./abcnews.al
Burimi: abcnews.al










