Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Vasseur: Synojmë rezultat solid me të dyja makinat në Katar

Vasseur: Synojmë rezultat solid me të dyja makinat në Katar
TOPSHOT - Ferrari's French team principal Frederic Vasseur talks on the phone after the Formula One Japanese Grand Prix at the Suzuka circuit in Suzuka, Mie prefecture on March 29, 2026. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP via Getty Images)

Stuhia e krijuar gjatë garës së fundit në Las Vegas për momentin ka kaluar, ndonëse nuk është lënë plotësisht pas. Me garën e radhës të Formula 1 në Katar, që zhvillohet këtë fundjavë, shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, synon të rikthejë qetësinë, duke u kërkuar të gjithëve disiplinë.

“Shkojmë në fundjavën e Katarit të vendosur për t’u përgjigjur si ekip dhe për të performuar në nivelin që presim nga vetja,” u shpreh shefi i skuadrës me bazë në Maranello.

Pista e Lusail dhe sfidat e saj

Duke iu referuar pistës së Lusail, ai theksoi: “Ajo paraqet karakteristika shumë të ndryshme krahasuar me Las Vegas, duke filluar nga sekuencat e gjata të kthesave me shpejtësi të lartë.”

“Për më tepër, kufizimi prej 27 xhiros për set gomash do ta bëjë menaxhimin e tyre dhe strategjinë një sfidë të veçantë. Kemi në dispozicion tri sesione provash të lira për ta përgatitur makinën sa më mirë të jetë e mundur”, tha Vasseur.

Synimi i ekipit për fundjavën

“Qëllimi ynë është i qartë: të maksimizojmë çdo aspekt të fundjavës dhe të sigurojmë një rezultat solid me të dyja makinat“, tha francezi.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha