Padyshim që ishte momenti më i keq. Përballja në Champions këtë fundjavë nuk ishte nga ato të pamundurat, por goditja e madhe për shkak të dëmtimeve u ndje shumë tek Bajerni.
Gjigandët bavarezë u mundën 2-1 në Francë nga Lila, edhe pse kaluan të parën në avantazh. Në formacion, e as në stol, nuk ishin yjet e mëdhenj Harri Kejn, Majkëll Olise dhe Manuel Nojer.
Po ashtu, as Xhamal Musiala, që është kthyer në çështje.
Ndeshja e vështirë
Në një përballje që doli shumë e vështirë, Bajerni kaloi përpara kur mbrojtësi Upamekano tundi rrjetën në minutën e 15-të. Miqtë mbajtën shumë më tepër topin, por Lila ishte shumë e frymëzuar, aq më tepër nga përkrahja e mbi 46 000 tifozëve. Francezët gjuajtën pa fund, më shumë sesa gjermanët, edhe pse kampionët gjermanë goditën më shumë brenda kuadratit të portës.
Pas pushimit, Ueda barazoi në minutën e 62-të dhe Pavlovic shkaktoi një autogol për humor në minutën e 65-të. Pra, për tre minuta u vendos fati i ndeshjes, dhe kritikat nga mediat gjermane ishin të ashpra.
Reagimet e mediave dhe brenda klubit
E përditshmja “Bild” i vendos gjashtë lojtarëve bavarezë notën ngelëse 5, që është si 4-ta në shkollat shqiptare. “Humbje e papritur nga Lila dhe vëllai i Mbapesë, – shkruan e përditshmja tabloide gjermane, – autogol, sherr, dhe humbje e Bajernit!”
Për më tepër, tek bavarezët nuk janë kohë të qeta, dhe jo vetëm për shkak të dëmtimit të Harri Kejnit apo humbjes së vendit të parë në Bundesligë. Kjo u kuptua kur Xhoshua Kimih kritikoi ashpër drejtuesit e nderit të klubit, Uli Hënes e Karl-Hajnc Rumenige, që kishin thënë se Xhamal Musialës i duhet ulur rroga për shkak të dëmtimeve dhe formës.
“Kjo është tërësisht e papranueshme”, – ishin fjalët e drejtpërdrejta të yllit të Gjermanisë.
Pozita në Champions
Bajerni ka zbritur në vendin e 15-të në renditjen e Championsit, me vetëm 8 pikë, dhe rrezikon vendin në 8-shen e parë që kualifikohet si të favorizuara në short, ndonëse diferenca është vetëm 2 pikë. abcnews.al
Burimi: abcnews.al









