PSG barazoi 2-2 me Romën në Champions League, në një ndeshje që Luis Enrique e cilësoi si „më të vështirën e sezonit”. „Pa dyshim, ishte ndeshja më e vështirë që ka luajtur PSG këtë sezon, kundër një Rome, nivelin e së cilës e njihnim”, deklaroi trajneri spanjoll për „Amazon Prime”.
Lavdërimi për Romën
Ai vlerësoi skuadrën e Gasperinit: „Roma është unike, me shumë personalitet dhe agresive. E pamë që në minutat e para. Shënuan në rastin e parë që krijuan. Ishte vërtet e vështirë”.
Më tej shtoi: „Urime Romës! Jam i kënaqur me këtë pikë, sepse mund edhe të kishim humbur. Merita është e tyre. Pavarësisht lojtarëve që do të aktivizonin, do të na kishin vënë në vështirësi. Roma meritonte më shumë pikë edhe ndaj Manchester City dhe Real Madridit”.
Parashikimi për të ardhmen
Luis Enrique, që drejtoi Romën në sezonin 2011-2012, u shpreh: „E ardhmja e Romës është fantastike. Mund ta fitojë titullin në Serie A. Nuk kam dyshime se mund të përfundojnë mes 24 skuadrave më të mira në Champions. Shpresoj kështu, sepse nuk do të doja të përballesha sërish me ta. Ndoshta në finale…”
Burimi: telesport.al










