Kushtet e vështira atmosferike që po prekin vendin kanë bërë që Kapiteneria e Vlorës të vendosë pezullimin e lundrimit të trageteve drejt Brindisit.
Dallgët dhe era e fortë
Sipas njoftimit, dallgët do të arrijnë deri në 7 ballë, ndërsa era e fortë do të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës. Pezullimi vlen edhe për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
Situata në Durrës
Ndërkohë, Kapiteneria e Durrësit ka pezulluar vetëm daljen në det të varkave të vogla. Lundrimi i trageteve në portin e Durrësit ka vazhduar normalisht.
Lajm në përditësim…
Burimi: shqiptarja.com










