Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Philadelphia mposht Miamin dhe dominon Lindjen

Philadelphia mposht Miamin dhe dominon Lindjen
Foto: telesport.al

Philadelphia rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 111-104 ndaj Miami, duke udhëhequr renditjen në Konferencën e Lindjes. Tyrese Maxey me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa LeBron James realizoi një “triple double” (25 pikë, 10 rebound, 12 asist).

Zhgënjen ekipi i San Antonio, që u mund 116-111 nga Portland, në një ndeshje e cila mbeti e ekuilibruar deri në fund. Wembanyama realizoi 44 pikë dhe 16 rebound, por këto mbetën vetëm për statistikë. Për Portland shkëlqeu Deni Avdija me 33 pikë dhe 12 rebound.

Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mundi 107-105 Charlotte (Buzelis 24 pikë), ndërsa Minnesota mundi 113-106 Oklahoma (McDaniles 32 pikë). Fitorja e dytë radhazi për Golden State, që mundi 129-110 Sacramento (Melton 24 pikë), ndërsa Houston mundi 116-104 Phoenix (Sengun 23 pikë, 11 rebound, 11 asist).

Rezultatet e sotme në NBA

Philadelphia – Miami, 111-104

Charlotte – Chicago, 105-107

New York – Cleveland, 121-102

Oklahoma – Minnesota, 106-113

Memphis – Clippers, 115-97

Milwaukee – Brooklyn, 97-104

Houston – Phoenix, 116-104

Golden State – Sacramento, 129-110

Portland – San Antonio, 116-111

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha