Transporti publik në të gjithë vendin do të fillojë shërbimin sot në orën 08:00, në vend të orës 05:30, pas vendimit të marrë një ditë më parë nga shoqatat e transportit.
Vendimi vjen në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohen paketa fiskale dhe projektbuxheti për vitin 2027.
Pavarësisht njoftimit, mungesa e informacionit ka bërë që shumë qytetarë në Tiranë të presin që në orët e para të mëngjesit në stacionet e autobusëve, pa marrë shërbimin e transportit publik.
Vonesa ka shkaktuar vështirësi për mijëra qytetarë, duke ndikuar në mbërritjen e tyre në punë dhe në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme.
Operatorët e transportit kërkojnë tërheqjen e propozimit për rritjen e TVSH-së nga 20% në 21%. Sipas tyre, kjo masë do të sillte rritjen e kostove të operimit dhe, si pasojë, shtrenjtimin e biletave të autobusëve, duke rënduar më tej xhepat e qytetarëve.
Burimi: lajmifundit.al










